Pak histori për bredhin e “varfanjakëve”!

Më kujtohet, në vitin 2010 gjithandej flitej se bredhi i “Palace Emirates Hotel” në Abu Dhabi ishte bredhi më i shtrenjtë i të gjitha kohërave, vlera totale e zbukurimit të bredhit arrinte 11.4 milionë dollarë, ndër xhinglat që na qenkeshin përdorur flitej për gurë të çmuar, për diamante, margaritarë, jo aso fals por diamante me vizëllimash të vërteta – padyshim dhe hoteli duhet të ketë qenë fort luksoz, i veshur me aso luksi perandorak, me shkëlqime diamanteske a la “Roi Soleil” – dmth. pasi vetë s’kam qenë aty, por iu besoj unë atyre që thonë se “ishte bredhi më i shtrenjtë” : )
Tekefundit nuk thuhet kot që “Palace Emirates” është hotel me 7 yje.
Bredhi i shtrenjtë i Abu Dhabit se ç’ma kujtoi një poezi e E. E. Cummings, “Bredhi i vogël” – por m’u kujtuan dhe bredhat tanë ordinerë, bredhat “jopoetikë” ama te zbukuruar e festiv, paçka se krahasuar me dhjetra-milionat prej dollarësh e me diamantet… ndoshta duken si bredha varfanjakësh 🙂
(sguraziu)